Për herë të parë, Genta Ismajli shfaqet në publik me të dashurin

Video

Nga Class• 17 November 2019

Për herë të parë, Genta Ismajli shfaqet në publik me

Dy ditë më parë një video e Genta Ismajlit dhe një djali misterioz u publikua nga Prive. Në videon që qarkulloi në të gjitha mediat online, Genta dhe djali në fjalë putheshin në buzë, gjë që nuk linte më vend për dyshime... Ai është i dashuri që këngëtarja e mban me fanatizëm larg syrit të publikut. Edhe pse Genta preferon të mos e bëjë publike jetën private, është e vështirë kur je një personazh kaq i njohur.

Së fundmi, Prive ka publikuar një tjetër video, ku këngëtarja shfaqet sërish në shoqërinë e të dashurit. Sipas Prive, videoja është bërë në një ambient publik në Zvicër, ku këngëtarja dhe partneri i saj kanë qenë të pranishëm.

Ende nuk dihet asnjë detaj rreth identitetit të djalit, por shpresojmë që Genta “të dorëzohet” dhe të flasë publikisht për lidhjen e re.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon