Disa ditë më parë Selena Gomez i bëri ‘follow' në Instagram rivales së saj, Bella Hadid-it. Themi rivales pasi edhe Selena, edhe Bella kanë pasur një histori dashurie me The Weeknd. Selena ka qenë e lidhur me të nga janari deri në tetor të 2017-ës, ndërsa Bella është ndarë dhe lidhur vazhdimisht me këngëtarin katër vitet e fundit. Ndërsa së fundmi janë në një periudhë pauze.

Edhe pse Bella nuk e ndoqi mbrapsht Selena-n, kjo e fundit vazhdon përpjekjet për të lënë pas hatërmbetjet me modelen. Së fundmi, Selena ka pëlqyer dhe ka komentuar në një foto që Bella postoi në llogarinë e saj.

“Mahnitëse”, shkroi këngëtarja duke e shoqëruar me një emoji me sytë zemra.

Çfarë bëri Bella? E fshiu menjëherë foton. Ndoshta ky veprimi i saj s’ka të bërë fare me faktin që Selena komentoi, gjithsesi mbetet diçka e dyshimtë.

Të gjithë e dimë që vajzat nuk kanë pasur kurrë një marrëdhënie të mirë me njëra-tjetrën. Pavarësisht përpjekjeve të Selena-s, duke parë qëndrimin e Bella-s shanset që marrëdhënia e tyre të përmirësohet janë të pakta.