Lajmet se Florian Agalliu e ka mbyllur kontratën me Top Channel dhe me “Në shtëpinë tonë” kanë nisur prej muajve të verës, ndonëse vetë Flori nuk kishte dhënë publikisht asnjë deklaratë për lëvizjet e tij të reja.

Këtë periudhë ai i është përkushtuar DWM, në Tv Klan, megjithatë ka edhe plane të reja për një program të ri në një ekran të ri.

Pak pas kërcimit gjatë natës së sotme me Era Rusin, Flori konfirmoi lëvizjen e tij nga Top Channel. Siç tha ai, lajmet se është larguar nga Top Channel janë të vërteta: “Po, është e vërtetë që jam larguar. Kam dhënë dorëheqjen. Por kam filluar që tani dy projekte të tjera në televizionin Ora News.”

Kështu, shumë shpejt do ta shihni sërish Florin në ekran. Me surpriza të reja…