Zgjodhi një ditë të veçantë për ta promovuar dhe për ta mbajtur mend gjatë ditën më të rëndësishme sa i përket karrierës së tij artistike. Prej një kohe të gjatë punoi me shumë personazhe të njohur të kinemasë dhe teatrit, realizoi me qindra skena në 15 qytete të Shqipërisë dhe në disa të tjera të Italisë. Gjithçka mund të përmblidhet brenda një filmi që përcjell një mesazh të madh, gjendet pikërisht në këtë projekt të madh dhe të parë të Besit në karrierën e tij.

“Falco” ka nisur sot në të gjitha kinematë e Tiranës dhe aktori i njohur mezi po priste ta ndante me publikun.

Bashkë me të gjithë stafin, i emocionuar ndryshe nga zakonisht, Besi përshëndeti publikun nga salla e kinemasë para transmetimit të filmit. Duke falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, ata që kanë qëndruar me të gjatë karrierës së tij artistike, duke nisur që nga “Portokallia” deri te “E diela shqiptare” në Tv Klan, Besi tha se qëllimi kryesor i këtij filmi, si edhe qëllimi i profesionit të tij, ka qenë të përcjellë mesazhe.

“Sot kam arritur jo unë, por të gjithë bashkë, të bëjmë një film, i pari në të gjithë karrierën time. Kam mësuar nga pedagogë të mitë, duke nisur nga Altin Basha, Jani Duri, Vangjel Kozmai, se edhe një numër 5 minutësh në skenë, duhet të ketë një mesazh dhe publiku, kur të përfundojë numri, duhet ta dijë pse qeshi…. jo më një film një orë, i cili duhet të përmbajë një mesazh. Aq më tepër një mesazh aq të madh, sa unë jam munduar të përcjell për ju dhe për krejt publikun….”, – tha Besi i emocionuar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@bes_kallaku falënderon të gjithë ata që kanë lënë shenjë në karrierën e tij si aktor ð??

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on

Natyrisht, në një ditë kaq të rëndësishme për të, Besi nuk harroi të falënderojë edhe Xhensilën, ajo që ka qenë çdo ditë në krah të tij, mbështetësja dhe kritikja më e madhe. Sidomos për rastet kur Ajka ka nisur hapat e parë, kur tha “baba” për herë të parë, Besit i mungoi, por aty ishte gjithmonë Xhensila – njeriu më i shtrenjtë, që sot gëzon njëlloj suksesin e bashkëshortit të saj.