Një truk që i vë fëmijët në gjumë brenda një minute

Nga Class 21 November 2019

Një truk që i vë fëmijët në gjumë brenda

Një nga problemet më shqetësuese të të gjithë prindërve, sidomos atyre të rinj, është gjumi i fëmijëve. Prindërit provojnë lloj-lloj mënyrash për t’i vënë në gjumë të vegjlit e tyre. Në një video që qarkullon në internet, një fëmijë vihet në gjumë në më pak se një minutë.

Nathan Dailo nga Sidnei (Australi), ka hedhur në YouTube një video të të birit për të demonstruar një truk që mund t’ju ndihmojë edhe për të vegjlit tuaj.

Seth është tre muajsh dhe vetëm duke ia ledhatuar fytyrën me një copë të hollë të mëndafshtë, siç duket edhe në video, ai bie në qetësi dhe pastaj në gjumë brenda 41 sekondave.

Provojeni, po bëni kujdes mos ju zë juve gjumi më parë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon