Një japoneze nga Parisi ngjitet në Festivalin e Këngës për t’i kënduar Tiranës

Zbulojeni cila është ajo!

Nga Class 25 November 2019

Një japoneze nga Parisi ngjitet në Festivalin e Këngës

Konfirmimi i emrit të artistit franko-shqiptar, Genc Tukiçi në Festivalin e 58-të të Këngës do të ishte një nga lajmet e mira të këtij edicioni…Por, ajo që do të rriste interesin për pjesëmarrjen e kantautorit do të ishte e bija, Nadia, me të cilën do të konkurrojë përballë 19 artistëve të tjerë.

Një japoneze nga Parisi ngjitet në Festivalin e Këngës
Nadia është vetëm 17 vjeçe, por ka trashëguar talentin e të atit në muzikë, ku gëzon një vokal impresionues dhe një talent në piano. E nëse nga babai, Nadia ka trashëguar talentin në muzikë, nga e ëma ka arritur të marrë të gjitha tiparet fizike të një vajze japoneze, e cila jeton në qytetin e dashurisë dhe artit, Paris.

Një japoneze nga Parisi ngjitet në Festivalin e Këngës
“Ju flet Tirana”, është titulli i duetit të Gencit dhe Nadias, që do të kthehet në himnin modern të kryeqytetit shqiptar… jo vetëm këtë vit, por edhe gjatë viteve që do të pasojnë.
Genci dhe Nadia do të arrijnë të sjellin për publikun shqiptar një hit me aromë Evrope, të cilin do të doni ta shijoni për shumë gjatë! 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon