Kjo është Miss Serbia që erdhi në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Për t'u vlerësuar!

Nga Class 2 December 2019

Kjo është Miss Serbia që erdhi në Shqipëri për

Përtej ndasive politike, duket se në tragjedinë që goditi Shqipërinë në mëngjesin e 26 nëntorit nuk ka dallime! Të asnjë natyre! As ato politike, kulturore, ekonomike, të gjitha janë bërë 0, përpara solidaritetit të pashoq dhe ndihmës që edhe në këto momente po vjen nga të katërt anët e botës për vendin tonë.

Kjo është Miss Serbia që erdhi në Shqipëri për

Këtë herë, është radha e Miss Serbisë, Irina Jovanka! Duket se prej ditës së parë që ajo ka mësuar për katastrofën natyrore që goditi Shqipërinë, bukuroshja nga Serbia është treguar e gatshme dhe ka fluturuar drejt vendit tonë për të dhënë ndihmën e saj direkte, pranë të prekurve nga tërmeti. E ftuar sot herët në mëngjes në emisionin "Wake Up" në Top Channel, Irina tregoi eksperiencën e saj jetësore pranë të lënduarve në Durrës, Laç dhe Vorë.

Kjo është Miss Serbia që erdhi në Shqipëri për

Irina u shpreh se nuk ka në dispozicion shumë para, por me protagonizmin e saj mund të sensibilizojë mjaftueshëm njerëz që të ndihmojnë Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë moment të vështirë për të gjithë!

Një akt dhe shembull për t'u vlerësuar apo jo?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon