Pas fshehjes së numrit të pëlqimeve, Instagrami vjen me një ndryshim tjetër

Kujdes!

Nga Class 5 December 2019

Pas fshehjes së numrit të pëlqimeve, Instagrami vjen me një

Për herë të parë që kur është lançuar, Instagrami do t’u kërkojë përdoruesve të vendosin ditëlindjen e tyre. Duke filluar nga sot, kushdo që dëshiron të hapë një llogari në rrjetin social, duhet të japë moshën e saktë. Përdoruesit nën 13 vjeç nuk do të mund të kenë një llogari në Instagram. Kjo masë është marrë për të mbrojtur të miturit duke mos i ekspozuar ata në përmbajtje të papërshtatshme.

Pas fshehjes së numrit të pëlqimeve, Instagrami vjen me një

Instagrami tregoi se informacioni mbi moshën e përdoruesve do të përdoret për t’u dhënë të rinjve më shumë privatësi, siç është për shembull bllokimi i mesazheve nga njerëzit që nuk të ndjekin. Ndërsa ditëlindja e përdoruesve nuk do të bëhet publike për asnjë përdorues tjetër. Ndryshimi nuk do të ndihet tek ata që aktualisht kanë një llogari në Instagram, pasi ditëlindja e tyre do të merret automatikisht nga Facebook-u (nëse rrjetet janë të lidhur me njëri-tjetrin).

Pas fshehjes së numrit të pëlqimeve, Instagrami vjen me një

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon