Një baladë dashurie që u pëlqye sapo u prezantua. Dora e Flori Mumajesit triumfoi edhe këtë vit. “Ma zgjat dorën” dhe Eneda Tarifa fitoi çmimin e parë të Këngës Magjike 2019. Pas tri netëve të ngarkuara me emocione, për shkak të misionit që mori përsipër ky edicion, mbrëmja finale triumfoi me “Ma zgjat dorën” – një titull që u kthye edhe një homazh për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Eneda Tarifa triumfoi pas mbledhjes së votave të këngëtarëve, të jurisë, por edhe të vetë publikut.

Në vendin e dytë u rendit Fifi, me “Marova”, e cila mori pikët maksimale nga publiku, mbështetja e të cilit u ndje edhe në sallën e Pallatit të Koncerteve. Ndërsa në vendin e tretë u rendit këngëtarja Anxhela Peristeri me “Dikush i imi”.

Pasi mori çmimin, Eneda Tarifa tha se e ndan këtë çmim bashkë me kolegen e saj, Fifi, për të cilën tha se dëshironte shumë që kjo kupë të shkonte për të. Pasi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e këngës së saj, mbështetjen e publikut, Eneda tha se ajo dhe të gjithë artistët e këtij edicioni do të vazhdojnë misionin për të cilin edhe e çuan deri në fund këtë edicion – për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga tërmeti tragjik.

Kënga Magjike erdhi këtë vit ndryshe. Për herë të parë pas 20 vitesh, nuk u ndanë çmime dhe nuk pati nominime. Të vetmet çmime ishin ato për dy kategoritë e reja të këtij viti, "New International Artist" dhe "Best Big International", si dhe për artistin e ri më të mirë, "Best New Artist", i cili shkoi për Khuba. "New International Artist" shkoi për grupin italian Sisma dhe "Best Big International" shkoi për artisten nga Maqedonia e Veriut, Tamara Todevska.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

@enedatarifa ka diçka për të thënë për ndjekësit e revistës Class pas fitores! ❤️ð??«

A post shared by Revista CLASS (@revista_class) on