Mësuesin e heqin nga puna, sepse u tha fëmijëve se Babagjyshi nuk ekziston

Ka edhe kështu!

Nga Class 12 December 2019
Mësuesin e heqin nga puna, sepse u tha fëmijëve se Babagjyshi nuk
Foto ilustruese

Të thuash që babagjyshi nuk ekziston mund të kushtojë shumë shtrenjtë. Madje, një mësues nga Brooklyn të Shteteve të Bashkuara e hoqën nga puna, pasi u tha nxënësve të tij diçka të tillë.

‘News 12’ raporton se prindërit në shkollën fillore “Park Slope”, u shprehen se fëmijët e tyre u kthyen në shtëpi duke qarë, sepse mësuesi i tyre u tha se Babagjyshi është vetëm një mit i krijuar nga njerëzit dhe se ai nuk ekziston.

Një nënë u shpreh për kamerat e ‘News 12’ se të tilla deklarata u bëjnë keq fëmijëve dhe u frenojnë imagjinatën dhe ëndrrat e tyre.

Mësuesin e heqin nga puna, sepse u tha fëmijëve se Babagjyshi nuk

“Jemi vetëm tri javë para Krishtlindjeve, këta fëmijë janë vetëm 6 vjeç. T’u thuash që babagjyshi nuk ekziston u shkakton shumë mërzi, sepse ata janë rritur me figurën e tij dhe akoma mendojnë që dhuratat poshtë pemës së Krishtlindjeve janë dhuratë nga ai. T’u thuash fëmijëve se Babagjyshi nuk ekziston u bën shumë keq, pasi frenon imagjinatën dhe ëndrrat e tyre”, -tha nëna.

Mësuesin e heqin nga puna, sepse u tha fëmijëve se Babagjyshi nuk

Ndërsa drejtori i shkollës, Liz Phillips në një letër të dërguar prindërve u shpreh:

“Unë ju garantoj se ky mësues, që ishte zëvendësues dhe jo me titull definitiv në shkollën tonë, nuk do të ketë më të drejtë që të japë mësim për fëmijët tuaj. Ne si staf e morëm vendimin për të dhe vendosëm që ai të hiqet nga puna. Në emër të shkollës, ju kërkoj ndjesë për situatën e krijuar dhe trishtimin që ju kemi shkaktuar fëmijëve tuaj.”

Paska edhe kështu!

Mësuesin e heqin nga puna, sepse u tha fëmijëve se Babagjyshi nuk

Burimi: Top Channel

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon