Kim flet për komplikacionet e lindjes dhe rrëfen se iu desh t’u nënshtrohej 5 operacioneve

Video

Nga Class 14 December 2019

Kim flet për komplikacionet e lindjes dhe rrëfen se iu desh t’u

Kim Kardashian është nënë e katër fëmijëve, dy prej të cilëve lindën prej saj, ndërsa dy të vegjlit erdhën në jetë nga një nënë surrogate. Me gjithë dëshirën që kishte, pas dy fëmijëve të parë ajo nuk mund të lindte më fëmijë të tjerë për shkak të komplikimeve të shëndetit të saj. Në një video për linjën e saj të korseve “Skims”, Kim foli për herë të parë me detaje rreth këtyre komplikimeve që rrezikuan rëndë shëndetin e saj.

Kim flet për komplikacionet e lindjes dhe rrëfen se iu desh t’u

Kim rrëfeu se pas lindjes së North dhe Saint, asaj iu desh t’u nënshtrohej pesë operacioneve për të rregulluar dëmin që shtatzënitë kishin shkaktuar brenda trupit të saj. Ajo kaloi në një gjendje të quajtur preeclampsia, që i bëri organet e saj të mos funksiononin siç duhej. Pasi lindi North, plaçenta e saj nuk doli jashtë, gjë që mund t’i shkaktonte vdekjen.

Kim flet për komplikacionet e lindjes dhe rrëfen se iu desh t’u

Kim shtoi se dëshironte shumë t’i lindte vetë fëmijët e tjerë, por doktorët nuk e lejuan. Ata e kundërshtuan kategorikisht këtë dëshirë të Kim-it, prandaj ajo vendosi që Chicago dhe Psalm të vinin në jetë me anë të nënave surrogate.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SKIMS (@skims) on

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon