
Marka e famshme Dolce & Gabbana është sërish në fokus të fotografit të njohur shqiptar Endrit Mërtiri. Nuk është hera e parë për të, por këtë herë, risia është e dukshme. Duke nisur që me prezantimin e koleksionit të fundit të markës së famshme për të vijuar te modelet që e përcjellin përmes fotografisë idenë novatore të Mërtirit.

Mjafton të shohësh setin e fundit fotografik të Endrit Mërtirit, të duket sikur Dolce & Gabbana "flet" shqip edhe një herë tjetër.
Miqësia e Endritit me partnerët Domenico Dolce dhe Stefanno Gabbana, ka bërë që edhe këtë herë fotografia e tij të flasë shqip, me modelet e njohura bukuroshe shqiptare.
Dizajneri i famshëm Stefano Gabbana i ka besuar edhe këtë herë fotografit shqiptar një prej koleksioneve të tij më të suksesshme.
Në qendër të koleksionit me rrobat e banjës janë modelet: Megi Luka, Sindi Myftari, Dorina Gegiçi, Xhesika Gjinaj, Bernarda Islamaj, Ksela Lara, Dajana Kalo.
View this post on InstagramDolce & Gabbana 2020 swimwear shoot ! #forevergrateful ð??ð?» @dolcegabbana ð???
