
I ftuar në “Glamour Zone” Olsi Bylyku ka folur edhe për marrëdhënien me të dashurën e tij Egli Tako. Lidhja e çiftit u bë publike disa muaj më parë, gjatë premierës së filmit “Dy gisht mjaltë”, kur ata u shfaqën për herë të parë së bashku në publik. Edhe pse kanë vetëm 1 vit e pak kohë të lidhur, duket se marrëdhënia e tyre është forcuar mjaftueshëm dhe të dy kanë krijuar besim te njëri-tjetri. Egli nuk është figurë publike, por nuk i shpëton dot vëmendjes së mediave dhe interesi për të ditur më shumë për lidhjen e saj me Olsin është i madh nga publiku.

“Është xheloze. Në fillime zgjaste sherri rreth 2-3 ditë, keq fare. Ndërsa tani ka kaluar kohë dhe kemi krijuar besim. E njeh tjetrin dhe veset e tij. Unë nuk i kam pasur ves tradhtitë, se tradhtia është edhe punë vesi. Unë s’jam i tillë”, -është shprehur Olsi për “Glamour Zone”.

Duke qenë se Olsi shquhet për imitime, gjatë emisionit ka imituar disa prej personazheve të skenës shqiptare, mes tyre edhe Bes Kallakun dhe duhet të themi që nuk kishim parë imitim më të bukur të Besit. Imitimet i ndiqni në videon më poshtë, minuta 21:30.
