Truke që jua bëjnë punën më të thjeshtë në tryezën e festave, 3 këshilla të rëndësishme

Disa truke të thjeshta

Nga Class 27 December 2019

Truke që jua bëjnë punën më të thjeshtë

Në mënyrë që festat e fundvitit të jenë momente gëzimi pranë familjes, nuk mjaftojnë vetëm gatimet e shijshme, por një rol të rëndësishëm ka edhe dekorimi i tavolinës.

Mund të jesh edhe natyrë minimaliste, por në tavolinën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri ia vlen që të vendosësh të gjitha sendet dekorative që ke ruajtur në shtëpi nga tradita e familjes. Enë porcelani, gota kristali, enë argjendi të vjetëruara apo të reja, duke krijuar kështu një “histori” të tërë dekorative, e cila flet veÒ«anërisht për ty dhe pasionet e tua. 

Truke që jua bëjnë punën më të thjeshtë

Hijeshi dhe harmoni ngjyrash

Ngjyra e mbulesës së tavolinës varet gjithmonë nga shija personale, por nëse do vërtet të tregosh atmosferë festash, atëherë mbulesën duhet ta zgjedhësh të kuqe. Krishtlindjet dhe Viti i Ri nuk ka vetëm ngjyrën e kuqe dhe atë të florinjtë. Do të krijosh efekte elegante? Përdor një mbulesë të veçantë që ta mbulojë tryezën deri në fund, mundësisht të jetë antike. Një servis pecetash shumëngjyrëshe, mbajtëse qirinjsh me fron të lartë. E rëndësishme është të tregosh përmes dekorimit të saj personalitetin e familjes.

Nëse në drekat apo darkat e festave ka edhe fëmijë, ata hutohen gjithmonë nga ngjyrat e pjatave apo gotave. Megjithatë, ki kujdes që tryeza të mos ketë më shumë se 3-4 ngjyra.

Truke që jua bëjnë punën më të thjeshtë

Ngjyros tryezën me lule

Me lulet, gjithmonë mund të ndërtosh Ò«do lloj dekori. Mund të realizosh një dekor që të zhvillohet përgjatë gjithë gjatësisë së tryezës, duke alternuar me vazo të llojeve të ndryshme. Baza janë gjethet jeshile. Ndonëse dimri ofron shumëllojshmëri lulesh, e mira është të qëndrosh brenda pak ngjyrave që janë në harmoni edhe me ngjyrat e shtëpisë. Përdor trëndafila, por edhe tulipanë sipas shijes dhe ngjyrave që dëshiron.

Mos harro qirinjtë

Qirinjtë nuk duhet të mungojnë në një tryezë feste, aq më tepër në Krishtlindje. Romantike, seksuale, por edhe ndjellëse: drita e qirinjve e bën gjithnjë atmosferën më të ngrohtë e të bukur. E mira është që qirinjtë t’i zgjedhësh në një ngjyrë, duke i përshtatur edhe me pjesën tjetër të dekorit të shtëpisë. Përdor qirinjtë e vegjël, brenda në gotë, ose në mbajtëse argjendi.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon