Çfarё tё bёni me gjelin qё mbeti nga nata e mbrёmshme

Ka disa alternativa

Nga Class• 1 January 2020

Çfarё tё bёni me gjelin qё mbeti nga nata e mbrёmshme

Pas tryezёs sё mbrёmshme festive me siguri do ju keni mbetur disa ushqime tё paprekura, madje edhe njё pjesё e mirё e gjelit. Ndaj pёr tё mos e ngrёnё pak e nga pak me tё njёjtёn mёnyrё, ne ju japim disa ide pёr ta pёrgatitur atё nё disa mёnyra. Le tё shohim disa prej tyre:

Çfarё tё bёni me gjelin qё mbeti nga nata e mbrёmshme

Supё

Priteni atё nё copa tё vogla. Zjeni pak oriz me perime, sipas dёshirёs, dhe shtoni copat e vogla tё gjelit duke shtuar edhe disa erёza dhe menjёherё do tё keni para jush njё supё shumё tё shijshme.

Çfarё tё bёni me gjelin qё mbeti nga nata e mbrёmshme

Me makarona

Zjejini makaronat si zakonisht dhe shtoni karota, bizele dhe copat e prera tё gjelit. Mund tё shtoni edhe salcё sipas dёshirёs, tё kuqe ose tё bardhё.

Çfarё tё bёni me gjelin qё mbeti nga nata e mbrёmshme

Sanduiç

Mёnyra mё e thjeshtё dhe mё e shpejtё. Nё njё bukё sanduiçi, vendosni tё gjithё pёrbёrёsit qё ju pёlqejnё tё shijoni nё njё sanduiç. Sallatё jeshile, kaçkavall, domate etj, me ingredient kryesor copat e gjelit.

Çfarё tё bёni me gjelin qё mbeti nga nata e mbrёmshme

Gjel me oriz ala creme

Njё recetё shumё e thjeshtё pёr tё gjithё familjen. Shtoni edhe kёrpudha dhe krem pana pёr shije tё mrekullueshme.

Çfarё tё bёni me gjelin qё mbeti nga nata e mbrёmshme

Krepa

Shtojini copave tё gjelit baicon, kaçkavall, speca etj, dhe mbushja e krepёs suaj tё kripur ёshtё gati.

Extra Tip: Por nёse shija e tij ju ёshtё mёrzitur gjatё ditёve festive, atёherё mendoni edhe alternativёn e dhurimit. Me siguri, dikujt mund t’i shijojё mё shumё se ju.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon