Dje Loredana u shfaq si rrallëherë në një intervistë për emisionin “NIN”, përballë Alaudin Hamitit. Gjatë gjithë intervistës, Loredana ka përmendur vazhdimisht të bijën dhe faktin që falë saj i ka kaluar të gjitha vështirësitë me të cilat është përballur vitin e kaluar.

Për sa i përket ndarjes me Mozzik, ajo ka mohuar të jetë marketing, siç është spekuluar në shumë media, pasi nuk do ta bënin kurrë diçka të tillë për marketing, sepse në mes qëndron vajza e tyre Hana. Ajo është shprehur se nuk e di pse ka ndodhur ndarja, sepse për të s’ka pasur asnjë arsye bindëse.

“Duhet të ndodhin shumë gjëra që dy njerëz të ndahen. Te ne nuk kanë ndodhur aq gjëra sa të kishim arsye për t’u ndarë. Ka qenë problemi që të dy kemi qenë shumë të stresuar. Nuk kemi pasur shumë grindje, edhe pse kemi punuar bashkë. Është një njeri që unë e respektoj shumë dhe që kam për ta respektuar gjithmonë, sepse është babai i vajzës sime. Vajza ime ngjan me Mozin. Unë vajzën time e dua shumë dhe [si rrjedhojë] edhe këtë njeri e dua shumë”, -është shprehur Loredana.

Menjëherë pas intervistës së Loredanës, ka reaguar Mozzik me disa postime të njëpasnjëshme në Instastory.

“Unë jam 24 vjeç, djalë i një familjeje që më ka mësuar se ka vlerë familja, se ka vlerë respekti e dashuria. Kurrë s’më keni parë të reagoj për jetën time private dhe kurrë s’keni për të më parë. Por njerëzit më nisën disa pjesë nga intervista që e pashë dhe e dëgjova.

Njeriu viktimizohet me shpresën që pastrohet e lirohet nga faji apo nga diçka tjetër.

Ti je nënë dhe një nëne nuk i ka hije të gënjejë, sepse është ligësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë.

Mua më njeh ti, familja jote, rrethi yt, kush jam unë shumë mirë, e shumë mirë të njohin edhe ty. Dashuria nuk njeh pare, famë, muzikë, por ja që te ti njeh, sepse je shumë e re në këtë lamijë. E ti shumë mirë e di, njerëzit e tu e dinë se cilat janë arsyet që unë jam larguar nga ti, e asnjëra nuk ishte nga ato që kishe cekur në intervistë. Unë nuk jetoj nga mediat, gazetat, sepse është pjesë private, por mos u mburr me krenarinë e gabuar. Po të gënjen egoja.

Rrafsh tri vite gati isha për ty, si në të mirë e në të keq. Dhe do të isha ende, po të mos e bëje bërllog ti. Unë i kam 24 vite jetë, asnjëherë s’ia kam dëshiruar vetes këtë martesë të shkurtër, por ja që jeta qenka vetëm befasira. Do ngelesh nëna e vajzës sime, të uroj më të mirat në jetë.

Hera e fundit që flas për ketë temë. Po më vjen turp të merrem me këto punë pa lidhje, filma, seriale, po nuk lejoj as të tentojnë të njollosin emrin tim e të familjes sime”, -ka përfunduar ai.

Punët mes tyre nuk qenkan edhe aq mirë sa duken!