A mund t’i vesh streçet në zyrë? Po, nëse i kombinon kështu!

Ja si mund t’i veshësh streçet në zyrë

Nga Class 14 January 2020

A mund t’i vesh streçet në zyrë? Po, nëse i kombinon

Shiko, ka diçka. Në zyrë, çfarëdolloj zyre, nuk mund të shkosh asnjëherë me tuta. Por me streçe po. Madje, mund edhe të dukesh bukur!

Streçet janë vërtet mjaft komode, por jo të gjithë kanë guxim t’i veshin dhe kur bëhet fjalë për punën në zyrë, shumë do t’i refuzonin para se të mendonin se të paktën të premteve edhe mund të provonin. Megjithatë, streçet të sigurojnë një pamje tjetër, edhe pse shumë njerëz këmbëngulin se për në zyrë janë veshja më e papërshtatshme. Por nëse do të dish me çfarë t’i kombinosh, ato nuk do të jenë më të tilla. Sigurisht, ka plot veshje të cilat nuk mund t’i veshësh më streçe në punë, por nëse zgjedh të duhurat, nuk do ta shkelësh kodin e veshjes.

A mund t’i vesh streçet në zyrë? Po, nëse i kombinon

Zgjidh ngjyra të errëta – vendi i punës, zakonisht praktikon ngjyra të errëta apo kombinime klasike bardhë e zi, ndaj edhe streçet do të bien më pak në sy nëse i zgjedh me ngjyra të errëta. Duken më afër pantallonave, por edhe të mbajnë më pranë klasikes. Zgjidh ngjyra si të zezë, kafe të pjekur apo blu të errët. Shmang ngjyrat nude apo neutral që të tregojnë sikur ke veshur geta dhe jo streçe.

A mund t’i vesh streçet në zyrë? Po, nëse i kombinon

Zgjidh materiale të forta – shumë prej streçeve janë prodhuar me materiale shumë të hollë, aq sa duken si geta, por ka edhe shumë të tjera më të plota dhe të forta. Këto lloj janë ato që të duhen më shumë për punë, sepse të krijojnë më shumë komoditet. Sa herë të blesh streçe, bëj një test: hapi në maksimum dhe provo të shohësh hapësirën. Nëse kjo nuk arrihet, atëherë ato janë zgjedhja e duhur.

A mund t’i vesh streçet në zyrë? Po, nëse i kombinon

Vishi me bluza të gjata – të gjithë e dimë arsyen pse veshja e streçeve si pantallona mund të krijojë shumë reagime dhe komente negative. Ato tregojnë shumë linja dhe defekte. Sigurohu që t’i veshësh streçet gjithmonë me një bluzë të gjatë dhe të lirshme sa herë planifikon t’i veshësh në punë. Shmang t-shirt-et, nuk ka rëndësi sa të gjata janë.

A mund t’i vesh streçet në zyrë? Po, nëse i kombinon

Vish një xhaketë – nëse kërkon të dukesh edhe më këndshëm në punë, vish gjithmonë një xhaketë mbi streçe. Sigurisht, nën të duhet të veshësh diçka të gjatë, një këmishë apo diçka të ngjashme. Kjo është mënyra më e mirë për ta bërë veshjen më casual dhe perfekte për zyrë. Përthyeji edhe mëngët e xhaketës për t’u dukur më chic.

A mund t’i vesh streçet në zyrë? Po, nëse i kombinon

Vishi me një fustan-këmishë  – është mënyra më e mirë për t’i veshur streçet në zyrë. Thjeshtë vish mbi to një fustan-këmishë, ndoshta edhe pak më të shkurtër se zakonisht, dhe mund të qëndrosh gjithë ditën në punë. Kjo veshje është edhe për ditët më të ngrohta apo të nxehta.

A mund t’i vesh streçet në zyrë? Po, nëse i kombinon

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon