Një veprim i përditshëm po ju dëmton flokët

Nga Class• 20 January 2020

Një veprim i përditshëm po ju dëmton flokët

Po ju tregojmë një histori siç ka ndodhur. Autorja tregon që shkoi te parukieri i saj. Do të bënte një prerje majash, ose dhe pak shkallëzim, për ta zgjatur sa më shumë kohën sa të shkonte sërish, por përfundoi duke u larguar nga salloni me më shumë sesa një model të ri flokësh. Zbuloi si të mbronte flokët e anës së majtë të kokës.

Çdo gjë kishte filluar normalisht, kishte larë kokën dhe ishte ulur në karrigen e saj, por kur parukieri kishte nisur t’i krihte flokët pas kokës, papritur e kishte pyetur “Ti e mban çantën në të majtë?”

E çuditur, menjëherë ajo mendoi arsyen e kësaj pyetjeje. E dinte që çanta e mbushur me gjithfarë lloj sendesh i kishte ndikuar qëndrimin, por nga e dinte ai ku e mbante ajo çantën?

“Po, pse?”

“E kuptova sepse flokët e tu janë më të rrallë në këtë anë”, tha Catanese. “Kam parë shumë më keq, por edhe këtu ka mjaft ndryshim.”

Ajo u trondit. Mundej që diçka që e bënte çdo ditë të ishte duke ia dëmtuar ngadalë ngadalë flokët?

Një veprim i përditshëm po ju dëmton flokët

Përgjigjja është po. Disa njerëz mendojnë thjesht që kanë më pak flokë në një anë, por në fakt rripi i çantës duke i tërhequr flokët, dobëson rrënjët dhe mund të shkaktojë këputjen e fijeve, siç shpjegon Catanese, ose t’i shkulë fare flokët.

Ky informacion ka ndryshuar mënyrën si e mban çantën. Ndihet mirënjohëse që modelet e dorës janë në modë, por kur i duhet të mbajë një çantë më të madhe, thjesht kujtohet për flokët që ngelen poshtë rripit.

Ajo i largon ose i kap nga pas, para se të hedhë çantën në krahë. Për ta pasur më të thjeshtë, mbani një karficë në çantë. Ajo i fikson flokët pas kokës pa jua prishur modelin. Kur të hiqni çantën, hiqeni dhe karficën dhe shkundini pak flokët për t’i çuar në vend.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon