7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil se kurrë

Zbulojini

Nga Class• 21 January 2020

7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil

Në industrinë e modës, trendet shkojnë e vijnë më shpejt sesa e kishim imagjinuar. Kujdes, kur thoni që dicka është e dalë nga moda, pasi ai trend nuk do të zhduket kurrë. Një trend zgjat zakonisht 2 ose 3 sezone. Nëse keni veshje ose aksesorë të vjetër mos i hidhni, pasi mund t'ju duhen më vonë dhe thjesht do të pendoheni, nëse ato do t’i mungojnë gardërobës tuaj.

Sipas ekspertëve të modës viti 2020 do sjellë risi të vjetra në stilin e blogereve botërore, por jo vetëm. Hidhini një sy, ndoshta ato do të jenë frymëzim për look-n tuaj për stinën e ardhshme.

Perlat

Ndër trendet më të veçanta për vitin që lamë pas ishin aksesorët e dekoruar me guaska. I kemi parë të varur në byzylykë, varëse, vathë, madje edhe nëpër veshje, por ky do të jetë viti i perlave, të cilat tregojnë më shumë klas dhe elegancë.

7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil

Kapelet

Thuajini lamtumirë kapeleve prej kashte dhe përqafoni kapelet e basketbollit. Për 2020-ën pritet që ky të jetë aksesori më i rëndësishëm dhe do t’i bëjë zonjat dhe zonjushat të duken më trendi, sportive dhe më të reja.

7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil

Çantat me rruaza druri

Përgatituni të blini sa më shumë çanta të tilla, sepse ato prej kashte do të mbeten në 2019-ën. Nëse nuk dëshironi të dukeni të dala nga moda, ju sugjerojmë çantat e vogla me forma nga më të ndryshmët që janë totalisht të punuara nga rruaza druri. 

7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil

Sandalet me rripat e hollë

Nëse jeni të apasionuara shumë pas stilit të këpucëve të mbyllura me majë, këtë vit do të jetë totalisht ndryshe. Sandalet me rripat e hollë dhe me shollën katrore tek pjesa e gishtërinjëve do të jenë në këmbët e çdo vajze.

7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil

Ngjyra dhe vetëm ngjyra

Suksesi i 2019-ës ishin padyshim vijat. Ups, harrojini, sepse duhet që këtë sezon të vishni më shumë ngjyra se pranvera. Bluzat e thjeshta, por njëkohësisht dhe artistike, që do të duken sikur i keni larë me bojra shumëngjyrëshe do të jenë veshja më interesante në gardërobën tuaj.

7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil

Tonet neutrale

Ngjyrat pastel dhe ato të neonit i përkasin verës së kaluar. Fokusohuni tek ngjyrat e ndezura, sepse ato do të bejnë ndryshimin këtë verë.

7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil

Pantallona të gjera?!

Këtë sezon vijnë më të moderuara se kurrë. Të lehta dhe të freskëta, shkojnë perfekt me motin e nxehtë. Xhinse të gjera, me stil të vjetër, por tepër trend dhe të kombinueshme me gjithçka.

7 trendet që do t’ju bëjnë të dukeni më me stil

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon