Sekreti i reçipetave dhe një gabim që bëni gjithmonë me to

Jo në kapësen e fundit

Nga Class 22 January 2020

Sekreti i reçipetave dhe një gabim që bëni gjithmonë

Pak kohë më parë ne ju kemi treguar se si mund t’i trajtoni reçipetat sa më mirë që të jenë më jetëgjata, ndërsa tani është një truk tjetër që ju tregon se si duhet t’i mbërtheni ato t’i ruani ato edhe më shumë: asnjëherë nuk duhet t’i mbërtheni reçipetat në kapësen e fundit. Pse?

Po, është e vërtetë. Reçipetat nuk duhen mbërthyer në kapësen e tyre të fundit, sepse, me kalimin e kohës, lirohen. Po ashtu, ulet ndjeshëm elasticiteti i tyre dhe në një kohë shumë të shkurtër dalin jashtë përdorimit.

Sekreti i reçipetave dhe një gabim që bëni gjithmonë

Kështu, këshillohet që sapo t’i blesh, të fillosh t’i mbërthesh në kapësen e fundit, pastaj me kalimin e kohës duke i shtrënguar nga pak.

Është e kuptueshme. Specialistja Bobbie Smith, nga “Freshpair”, tha për Huffington Post, se gabimi më i madh që bëjnë femrat është pikërisht ky: “Reçipetat fillojnë të lirohen dhe të zgjaten më shumë se 7 cm gjatë gjithë periudhës së tyre të përdorimit”, dhe kur të ndodhë kjo, “atëherë duhen mbërthyer në kapësen e fundit.” Ajo sugjeron që kur t’i blini, zgjidhni reçipeta me kapëse metalike dhe të padukshme.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon