6 ushqimet që duhet të hamë kur jemi të mërzitur

Mësojeni tani!

Nga Class• 24 January 2020

6 ushqimet që duhet të hamë kur jemi të mërzitur

Trishtimi në këto ditë të ftohta dimri me temperatura të ulëta është sigurisht një nga ato gjendjet e përditshme, thuajse të pashmangshme! Por, ne mund ta mposhtim lehtësisht këtë situatë duke sjellë përbërësit e duhur në tryezë që e luftojnë mërzitjen. Natyrisht, lista është e gjatë, por ne jemi fokusuar tek ata që janë fantastik për qiellzën tonë...Fillojmë!

6 ushqimet që duhet të hamë kur jemi të mërzitur

Çokollatë

Është gjithmonë e mirë për shëndetin dhe sidomos për gjendjen tonë. Falë magnezit dhe triptofanit, këto elementë e bëjnë çokollatën ushqimin e lumturisë. E pasur me antioksidantë, ajo na ndihmon të ndryshojmë gjendjen tonë për mirë.

Orizi i zi

Është i pasur me flavonoide që mund të mbrojnë atë pjesë të trurit të njeriut që kujdeset për rregullimin e humorit tonë çdo ditë. Orizi i zi është gjithashtu i pasur me vitamina B dhe minerale të rëndësishme si magnezi dhe kaliumi.

6 ushqimet që duhet të hamë kur jemi të mërzitur

Peshku blu

Është i pasur me Omega 3, që ndihmon sistemin nervor. Dhe është gjithashtu i pasur me vitamina B12, të cilat ndihmojnë në rritjen e niveleve të serotoninës, hormonit të famshëm të lumturisë.  Për këtë duhet ta konsumojmë më shumë çdo ditë.

6 ushqimet që duhet të hamë kur jemi të mërzitur

Vezë

Të pasura me jod dhe zink, ato ndihmojnë trurin të funksionojë më mirë. Ato gjithashtu përmbajnë triptofan, i cili ndihmon për të rivendosur gjendjen tonë të mirë çdo ditë.

Karbohidratet

Ngrënia e karbohidrateve në sasitë e duhura është absolutisht e mirë. Nuk është e vërtetë që makaronat ju shëndoshin. Karbohidratet janë të pasura me triptofan që përmirëson gjendjen shpirtërore.

6 ushqimet që duhet të hamë kur jemi të mërzitur

Shafrani

Dhe pse të mos hani më shumë shafran? Është një zgjedhje e mirë sepse ndihmon që dopamina dhe serotonina të na japin një humor të mirë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon