Si të ruhesh nga gripi në dimër? Mjekët zbulojnë një sekret

Rrini jashtë

Nga Class• 27 January 2020

Si të ruhesh nga gripi në dimër? Mjekët zbulojnë

Muajt më të ftohtë të vitit shpesh sjellin viroza dhe sëmundjet e të ftohtit, që të kapin më shpejt. Të gjithë i dinë këshillat bazë për të mos u prekur nga gripi gjatë dimrit: lani duart sa më shpesh, mos prekni fytyrën me duar, hani sa më shumë fruta dhe zarzavate etj. Por, kush më shumë se ata që përballen çdo ditë me virozat e stinës mund të japë këshillat më të vlefshme për të mos u prekur nga gripi? Mjekët thonë se duhet të tregoni më shumë kujdes nga ambienti rreth e rrotull – faktori kryesor.

Si të ruhesh nga gripi në dimër? Mjekët zbulojnë

Sipas Shawn Mueller, specialist për parandalimin e infeksioneve në spitalin MedStar Union Memorial, thotë se sekreti për të mos u prekur nga gripi dhe viroza të tjera në dimër është qëndrimi sa më shumë jashtë. Kjo mund t’ju ndihmojë shumë të mos prekeni nga gripi: "Arsyeja pse sëmuremi më shumë kur është ftohtë është sepse qëndrojmë më shumë brenda dhe mësohemi me ajër të ngrohtë",,- thotë ai. Pra, për të parandaluar sëmundjet, Mueller këshillon që të dilni jashtë më shpesh, të mbani dritaret hapur ose të përdorni pastrues ajri për të larguar mikrobet që qarkullojnë në ajër.

Kush e dinte se temperaturat nën zero na “kërkojnë” edhe të rrimë jashtë?

 

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon