Në një intervistë për British Vogue, Irina Shayk foli për herë të parë për ndarjen nga Bradley Cooper dhe presionin e të qenit një nënë beqare.

“Mendoj se në të gjitha marrëdhëniet e mira, ti nxjerr më të mirën dhe më të keqen e vetes. Është thjesht natyra e qenies njerëzore. Dy njerëz të mirë, jo gjithmonë bëjnë një çift të mirë. Mendoj se kemi qenë shumë me fat për eksperiencën që patëm me njëri-tjetrin. Jeta pa B është një terren i ri”, -u shpreh ajo.

Marrëdhënia e Shayk me Cooper ishte në qendër të vëmendjes vitin e kaluar gjatë turit të filmit “A star is born”, ku Cooper interpretonte përkrah Lady Gaga-s. U përfol shumë gjatë për një romancë mes tyre dhe lidhja e tij me Irina-n u vendos shpesh në pikëpyetje, derisa çifti i dha fund në qershor të vitit të kaluar.

Çifti ka bashkë një vajzë 4-vjeçare, Lea De Seine Shayk Cooper, e cila pavarësisht ndarjes, i ka të dy prindërit të pranishëm në jetën e saj. Por si ia del Irina të jetë një grua në karrierë dhe njëkohësisht një nënë e mirë?

“Është e vështirë të gjej balancën mes të qenit një nënë beqare dhe një grua që punon për të siguruar jetesën. Më besoni, ka ditë kur zgjohem dhe mendoj ‘Oh Zot, nuk di ç’të bëj. Po shkatërrohem’,” -ka rrëfyer ajo.

Shayk dhe Cooper jetojnë të dy në New York për të qenë të dy prezentë në jetën e vajzës së tyre.