Zbokthi nuk do të jetë më një problem, falë këtyre produkteve që ju ndodhen në shtëpi

Zgjidhja është e thjeshtë

Nga Class 12 February 2020

Zbokthi nuk do të jetë më një problem, falë këtyre

Zbokthi është një problem shumë i madh për ata që “e vuajnë”, pasi përveçse nuk duket mirë estetikisht, ul vetëbesimin e njerëzve. Nëse edhe ju vuani nga zbokthi, mos u shqetësoni, ka disa mënyra për ta luftuar atë. Ka pafund shampo dhe maska flokësh, por nëse nuk e keni gjetur ende të duhurën dhe jeni lodhur duke kërkuar, atëherë mund të përdorni metodat natyrale.

Zbokthi nuk do të jetë më një problem, falë këtyre

Produktet natyrale si tea tree oil, vaji i kokosit, aloe vera dhe uthulla e mollës janë luftuesit më të mirë të zbokthit. Mjafton t`i aplikoni në skalpin e kokës ose të krijoni maska flokësh me to dhe pas pak ditësh do të shihni rezultatet e para.

Po ashtu, e rëndësishme është të dini se cili është shkaku i zbokthit tuaj. Nëse ai lidhet me stresin e vetmja zgjidhje është të ulni nivelin e stresit në jetën tuaj, edhe pse kjo është e thjeshtë të thuhet, por jo të zbatohet. Po ashtu, duhet të eliminoni produktet që përdorni për stilimin e flokëve, pasi do të rëndoni gjendjen e skalpit të ndjeshëm. Të paktën një herë në javë bëni një maskë eksfoliuese për skalpin.

Zbokthi nuk do të jetë më një problem, falë këtyre

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon