Tragjedi në Bulqizë/Shpërthen bombula e gazit, vdes nëna me dy fëmijët

E fundit!

Nga Class 14 February 2020

Tragjedi në Bulqizë/Shpërthen bombula e gazit, vdes nëna me

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Ostren të Madh në Bulqizë! Gruaja 40-vjeçare me inicialet R.Tola është gjetur e pajetë në shtëpi bashkë me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin. Ndërkohë që mësohet një vajzë tjetër, që mendohet të jetë fëmija i tretë i familjes është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të asfiksisë nga gazi dhe po transportohet për në spitalin e qytetit të Bulqizës.

Tragjedi në Bulqizë/Shpërthen bombula e gazit, vdes nëna me

Tragjedia ka ndodhur në familjen e Ylber Tolaj, ndërkohë që mësohet se shkak mund të jetë bërë asfiksia nga rrjedhja e bombulës së gazit ose shpërthimi i bombulës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur gjithçka në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.  

Tragjedi në Bulqizë/Shpërthen bombula e gazit, vdes nëna me

Njoftimi i policisë:

“Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë asfiksuar nga bombola gazit. Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjestar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon