Moderatori shqiptar shumë shpejt pjesë e televizionit italian me një projekt interesant
Zbulojeni edhe ju!

Një nga prezantuesit më simpatik të medias shqiptare, i njohur për stilin e tij elegant në çdo daljen tijën publike, por edhe me angazhimet si profesionit i ekranit duket se shumë shpejt do të nisë një kapitull të ri! Xhani Shqerra, ka zbuluar se do të jetë pjesë e medias italiane në një nga televizionet kombëtare të rëndësishme atje, me një projekt të ri dhe interesant që i kushtohet design-it!

“Gjate muajit prill –maj do të xhiroj në Itali programin, që do të jepet ne një media kombëtare italiane”, u shpreh ai gjatë një interviste të fundit dhënë për mediat shqiptare. Programi xhirohet në pranverë dhe nis transmetimin në sezonin e ri televiziv, në shtator, në një nga mediat italiane, emrin e së cilës moderatori nuk e ka zbuluar ende.
I angazhuar së fundmi me formatin që ai moderon "Bel Mondo" në Klan Plus, por i njohur tashmë për protagonizmin e tij plot stil në ekranin shqiptar me emisione të dedikuara për stilin e jetës, elegancën, design-in e jo vetëm, Xhani duket se i rikthehet Italisë, vendit ku u rrit dhe jetoi për një kohë të gjatë, këtë herë si profesionist.

Ai thekson se nuk do të largohet nga Shqipëria, do të vazhdojë të jetë i angazhuar me projektet televizive këtu, por eksperienca si bashkëprezantues në Itali është sigurisht një arritje profesionale për të dhe ai nuk mund ta fshehë entuziasmin për këtë!
Ne i urojmë shumë suksese Xhanit në rrugëtimin e ri në median italiane!



