Dalëngadalë të gjithë po i lëmë mënjanë pulovrat, palltot dhe çizmet dhe po bëhemi gati për një sezon më të ngrohtë që paraprin një stinë që të gjithë e duam. Por para se të ktheheni te gardëroba për të ndryshuar ngjyrën e saj të errët gjatë këtyre muajve, më parë duhet të dini cilat janë ngjyrat që do të dominojnë pranverën.

Veç stileve elegante, këtë vit veçanërisht stilistët janë dashuruar me trendet e ngjyrave të ndezura që, pa dyshim, do të jenë gjithandej nëpër Instagram veshur nga vajzat e njohura të botës së modës.

Instituti i ngjyrave "Pantone" ka propozuar pak ditë më parë ngjyrat që do të dominojnë pranverë - verë 2020, dhe sipas po këtij instituti, ato do të jenë “të dashura dhe të rehatshme”. Pra, me mesazhin që përcjellin do të jenë energjike dhe optimiste.

Me ngjyrat e pranverë – verës 2020 do të kombinohet tradita me modernen, por po ashtu do të ketë kombinime të forta jo edhe aq harmonike”,- shpjegon Leatrice Eiseman, drejtore ekzekutive e institutit.

Duke nisur që nga e kuqja e guximshme e deri te bluja klasike, shafrani apo nuancat e ujërave, më poshtë i gjeni të gjitha tendencat e ngjyrave që do të shihni kudo në gjashtë muaj.

E kuqe e ndezur

Xhins i zbehtë

E gjelbër

Coral Pink

Jeshile e errët (chive)

E bardhë

Saffron (shafrani, e verdhë e fortë)