3 gabime që bëjmë kur lexojmë libra

Tregoni kujdes!

Nga Class• 27 February 2020

3 gabime që bëjmë kur lexojmë libra

Të lexosh është një zakon shumë i rëndësishëm, një nga mënyrat më të mira për t’u fokusuar, për të gjetur një mjet tjetër me të cilin mund të argëtohesh, ose të eksperimentosh me një ide të re.
Nuk është surprizë që njerëzit më të zgjuar dhe me ndikim në botë i japin prioritet të lexuarit dhe të mësuarit.

A ka ndonjë truk për të lexuar në mënyrë efektive shumë libra në një kohë të shkurtër? Sa më të qartë ta keni idenë se pse po e lexoni një libër, aq më shumë gjasa keni për t’u bërë një lexues i suksesshëm. Të kesh një arsye transformon mënyrën se si ti e sheh librin.

3 gabime që bëjmë kur lexojmë libra

Por, cilat janë tre GABIMET që bëni teksa lexoni?

1. Librat duhet të lexohen faqe për faqe
Duke ditur arsyen se pse po e lexoni një libër, e keni më të thjeshtë të fokusoheni tek gjërat që ju interesojnë ose e thënë ndryshe tek ato gjëra që përputhen me nevojat tuaja. “Kur ke një intuitë dhe instinkt natyral për diçka, je në fokusin tënd. Ti thua: ‘ Kjo është ajo që dua!’ Ti nuk shkon me idenë të shoh se çfarë do më dalw para”,  shprehet Jay Shetty.

3 gabime që bëjmë kur lexojmë libra

2. Të lexuarit me ‘do të’ vs. të lexuarit me dashuri
Kur nisesh të lexosh një libër thjesht sepse duhet ta lexosh, atëherë ti nuk e ‘shijon’ atë, por më e keqja është se diçka e tillë nuk është efektive. “Nëse është diçka që ti e do me të vërtetë, diçka për të cilën je i entuziasmuar për të mësuar, diçka për të cilën ke shumë energji kur e dëgjon, lexon apo flet, atëherë këtu duhet të fokusoni energjinë tuaj”, inkurajon Jay.

3. Blerja e librave bazuar tek kopertina
Ky është një gabim! Pa lexuar përmbajtjen, lexuesi nuk ka një ide të qartë dhe të vërtetë për çfarë bën fjalë libri që do të lexojë. Sigurohuni të gërmoni më shumë se thjesht duke parë kopertinën e një libri.

3 gabime që bëjmë kur lexojmë libra

Fakte:
Bill Gates lexon 50 libra në vit
Mark Zuckerberg lexon libra për të mësuar rreth kulturave të tjera
Mark Cuban lexon libra rreth industrive të reja apo ato që kanë të bëjnë me rritjen
Elon Musk ka lexuar të gjithë enciklopedinë ‘Britannica’ kur ishte vetëm 9 vjeç

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon