6 veshje të zakonshme që Meghan Markle mund t'i veshë tani që nuk ka më detyra mbretërore

Mund t'i kopjoni edhe ju vajza!

Nga Class 28 February 2020

6 veshje të zakonshme që Meghan Markle mund t'i veshë tani

Meghan Markle është një ndër personazhet nga të cilët ne frymëzohemi për veshjen. Por tani që është larguar nga mbretëria, ajo ka mundësi që të vishet përsëri në mënyrë më të zakonshme. E kemi parë të shfaqet me xhinse të grisura, me atlete dhe xhaketa xhins mbi fustane. Ja cilat janë gjashtë veshjet e thjeshta për t’u kopjuar nga të gjitha ju:

6 veshje të zakonshme që Meghan Markle mund t'i veshë tani
Xhaketë me viza nga lart-poshtë, golf dhe pantallona të zeza
Linjat trupore, Meghan i ka pasur edhe para se të martohej me princ Harry-n, prandaj mund ta marrim me mend se sa e pëlqen ajo një veshje të tillë.
6 veshje të zakonshme që Meghan Markle mund t'i veshë tani
Këmishë e bardhë, xhinse të grisura, syze dielli dhe këpucë të sheshta me majë
Kjo është një nga pamjet më të thjeshta që Meghan e përsërit shpesh. Kjo është një foto e publikuar përpara se ajo të martohej me princin dhe mund të themi se do të jetë një ndër veshjet me të cilën do e shohim përsëri atë në publik.
6 veshje të zakonshme që Meghan Markle mund t'i veshë tani
Fustan me viza nga lart-poshtë, xhaketë dhe taka që bien në sy
Me këtë veshje do të ndiheni komode edhe pse me fustan.
6 veshje të zakonshme që Meghan Markle mund t'i veshë tani
Xhaketë xhins, këmishë dhe pantallona të ngushta
Mund të imagjinojmë Meghan-in duke hyrë në një market me një veshje të tillë. Edhe ju mund ta bëni këtë gjë.
6 veshje të zakonshme që Meghan Markle mund t'i veshë tani
Xhaketë sportive me zinxhirë, xhinse të zeza dhe atlete
Në këtë foto, Meghan ishte disa muajshe shtatzënë. Tani ajo mund të dalë me atlete sa herë që të dëshirojë dhe në shpresojmë që ta bëjë shpesh.
6 veshje të zakonshme që Meghan Markle mund t'i veshë tani
Jumpsuit pa mëngë, vathë dhe taka kamosh
Keni kohë që mendoheni se si të kombinoni një fund, një palë xhinse apo ndonjë bluzë? Ja ku e keni zgjidhjen! Me një jumpsuit e flini mendjen. Për ta plotësuar këtë pamje mund të vini një palë vathë, si edhe taka prej kamoshi dhe jeni super cool.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon