Moda në protestë, Balenciaga metaforizon apokalipsin

Java e modës

Nga Class 2 March 2020

Moda në protestë, Balenciaga metaforizon apokalipsin

Apokalipsi, si një metaforë që përshkruan kushtet në të cilat ndodhet planeti, duket të jetë kthyer në frymëzim edhe për krijuesit e modës. Marka e njohur Balenciaga, por edhe shumë të tjera pas saj, i kanë vendosur sfilatat e tyre në javën e modës në Paris në skenografi të errëta, përshtatur me veshje të dizenjuara, në mënyrë të tillë që brenda tyre të fshihen format dhe karakteret. Sy të grimuar me të zezë, silueta shumë të holla dhe një zbrazëti që përshkon shfaqjen janë “përgjigjet” që dizajnerët kanë dhënë nëpërmjet modës për mosrespektimin e planetit.

Moda në protestë, Balenciaga metaforizon apokalipsin

Balenciaga

Sezoni vjeshtë-dimër 2020 është konceptuar si protestë duke sjellë në pasarelë në mënyrë figurative rrezikun e pashmangshëm të ndryshimeve klimaterike, në një sfilatë unike të përshkruar si “paradë nënujore”. Në një shfaqje mode pa “front row”, të konceptuar zhytur nën ujë, të ftuarit ishin vendosur në rreshtin e tretë të karrigeve.

Moda në protestë, Balenciaga metaforizon apokalipsin

E zeza, protagonistja e të gjithë koleksionit! E zeza, sepse ajo është ngjyra e minimalizmit, e klasicizmit dhe është ngjyra që nuk del kurrë nga moda. Gjithashtu, Demna Gvasalia, ka pranuar se ky koleksion është një paradë priftërinjsh dhe priftëreshash të veshur me veshje të gjera e të gjata në ngjyrë të zezë, një “eksperiencë” fetare e frymëzuar nga kisha katolike e Spanjës, që është edhe feja e Christobal Balenciagës. Veshjet fetare janë gjithçka rreth fshehjes së trupit - ekspozimi i trupit dhe seksi janë tabu. Nga ana tjetër, modelët kishin të vendosura lente të kuqe apo të zeza, të cilat “argumentonin” protestën në një formë origjinale.

Moda në protestë, Balenciaga metaforizon apokalipsin

Çfarë ra në sy në këtë koleksion? Xhaketat “oversize”, kostumet gjysmë sportive dhe uniformat e lojërave të sportit.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon