Vendet më të mira ku duhet të punojnë gratë, arsyet janë të jashtëzakonshme

E dinit

Nga Class 4 March 2020

Vendet më të mira ku duhet të punojnë gratë, arsyet

Në çdo vend të botës, ligjet e diskriminimit janë ende një faktor pengues për gratë që të përmbushin potencialin e tyre, duke minuar sigurinë ekonomike dhe duke kufizuar aftësinë e tyre për të punuar dhe për të bërë karrierë.

Indeksi Women, “Business and the Law” i Bankës Botërore zbulon diferenca të mëdha në të drejtat e grave në punë. Në përgjithësi, sipas indeksit, gratë kanë vetëm tre të katërtat e të drejtave në punë që gëzojnë burrat.

Kombet me një rezultat të përkryer në Indeks janë Belgjika, Danimarka, Franca, Islanda, Letonia, Luksemburgu, Suedia. Këtyre shteteve u është bashkuar edhe Kanadaja, e cila kohët e fundit ka përmirësuar të drejtat e lejes prindërore. Në këto vende, indeksi tregon se gratë që punojnë kanë një pozitë të barabartë ligjore me burrat, e matur në tregues që përfshijë aksesin në punë dhe mbrojtjen ndaj diskriminimit gjinor dhe ngacmimeve seksuale në vendin e punës.

Vendet më të mira ku duhet të punojnë gratë, arsyet

Edhe pse ka pasur përmirësime në shumë aspekte, me 40 vende që kanë ndërmarrë reforma për të përmirësuar barazinë gjinore në tre vitet e fundit, në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut, gratë kanë vetëm gjysmën e të drejtave ligjore të kolegëve burra.

Por indeksi tregon se vendet që kanë më shumë nevojë për përmirësim janë duke bërë përparime më të shpejta. Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kryesojnë këtë renditje. Vitin e kaluar, këto dy vende ndodheshin në dy vendet e fundit të klasifikimit.

Vendet më të mira ku duhet të punojnë gratë, arsyet

Barazia sjell prosperitet

Raporti e tregon qartë se dhënia e të drejtave të barabarta dhe rritja e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës sjell përfitime ekonomike. World Economic Forum, në raportin mbi hendekun gjinor, zbulon se, edhe pse është bërë progres në disa sektorë, do të duhet një shekull që gratë në mbarë botën të gëzojnë të drejta të barabarta me burrat.

Indeksi i rendit vendet duke u mbështetur në atë se sa afër janë në mbylljen e hendekut gjinor. Vendet nordike qëndrojnë në krye të klasifikimit. E para Islanda, ndjekur nga Norvegjia, Finlanda dhe Suedia. Pakistani, Iraku, Jemeni janë vendet me hendekun më të madh gjinor.

*Douglas Broom, Senior Writer, Formative Content

Burimi: World Economic Forum/Monitor/

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon