Ky është destinacioni i radhës ku të gjithë duan të shkojnë

Mos e humbisni

Nga Class 10 March 2020

Ky është destinacioni i radhës ku të gjithë duan

Çdo vit, parqet kombëtare të Amerikës dhe shkëlqimi i tyre natyror tërheqin miliona vizitorë. Por nga këto 62 vende, cila është më e njohura për turistët që kërkojnë të shohin mrekullitë e natyrës?

Ky është destinacioni i radhës ku të gjithë duan

Përgjigjia, sipas numrave në vitin 2019, është Parku i Madh Kombëtar  "Smoky Mountains" (Malet e Tymosura), në Tenesi.

Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, në 2019, ky ishte vendi më i vizituar nga rreth 12.5 milion turistë.

Ky është destinacioni i radhës ku të gjithë duan

I dyti është listuar Parku i Madh Kombëtar "Canyon", i cili pati pak më shumë se 6 milion të ftuar.  Parku Kombëtar "Rocky Mountain" pati 4,7 milion të ftuar, ndërsa "Sion" dhe "Yosemite" patën nga 4.5 milion.

A ka ndonjë arsye për numrin e lartë të vizitorëve në "Smoky Mountains"? Ai është lehtësisht i arritshëm nga qytetet e mëdha në krahasim me shumë bukuri të tjera natyrore.

Ky është destinacioni i radhës ku të gjithë duan

Doni ta vizitoni personalisht? Nuk do të pendoheni. Ky vend është një ëndërr për aventurierët dhe adhuruesit e natyrës. Ju mund të merreni me peshkim, të bëni shëtitje, të bëni çiklizëm apo lojëra nga më të ndryshmet, përfshirë edhe hedhjen e harkut. Pjesa më e madhe e kuzhinës përfshin produktet e fermës vendase, e pasur në manaferra, me të cilat bëhet çaji i ftohtë, që është karakteristik i zonës.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon