Nisur nga situata e koronavirusit, si do të kryhen festimet e Pashkëve këtë vit?

Ndryshe nga çdo herë tjetër

Nga Class 15 March 2020

Nisur nga situata e koronavirusit, si do të kryhen festimet e Pashkëve

Vatikani bëri me dije sot se festimet tradicionale të javës së Pashkëve, këtë vit do të mbahen pa praninë e besimtarëve, për shkak të koronavirusit.

“Për shkak të situatës shëndetësore emergjente globale, të gjitha festimet e Javës së Shenjtë do të mbahen pa prezencën e besimtarëve”, -u tha në një njoftim zyrtar.

Nisur nga situata e koronavirusit, si do të kryhen festimet e Pashkëve

Zakonisht këto festime, që kryhen nga e enjtja e shenjtë deri të dielën e Pashkëve, mbledhin dhjetra, mijëra njerëz në sheshet e Romës dhe Vatikanit.

Po ashtu, u bë me dije se meshat e së dielave dhe dëgjesat e Papës do të transmetohen përmes internetit dhe televizionit, pa praninë e besimtarëve.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon