Xhel antibakterial Dior, Guerlain dhe Givenchy? Po, dhe falas

Markat e luksit në ndihmë të luftës me koronavirusin

Nga Class• 16 March 2020

Xhel antibakterial Dior, Guerlain dhe Givenchy? Po, dhe falas

Pas përhapjes së koronavirusit në mënyrë të frikshme nëpër botë dhe shtimit të rasteve në Francë (4.500 të prekur dhe 91 të vdekur) kompanitë e luksit kanë vendosur që nga prodhimi i parfumeve, të kalojnë në prodhim antibakterialësh. LVMH, kompania që zotëron Christian Dior, Guerlain dhe Givenchy dhe shumë marka të tjera luksi, do të prodhojë dezinfektantë duarsh dhe do t’ua japë falas autoriteteve franceze, në ndihmë të luftës me koronavirusin.

LVMH konfirmoi në një deklaratë për shtyp të dielën se iniciativa ishte marrë duke u nisur nga mungesat e dezinfektantëve në treg. Nuk dihet nëse kjo do të ndikojë në prodhimin e parfumeve dhe produkteve të tjera të bukurisë, por kompania do ta vazhdojë prodhimin e antibakterialëve për sa kohë të jetë e nevojshme.

Xhel antibakterial Dior, Guerlain dhe Givenchy? Po, dhe falas

Prej ditës së sotme Christian Dior, Guerlain dhe Givenchy do të fillojnë prodhimin e xhelit hydroalcoholic, që përdoret si antibakterial.

Iniciativa erdhi pasi autoritetet në gjithë botën rekomandojnë larjen e duarve si masën kryesore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe në pamundësi për ta bërë këtë rekomandohen antibakterialët. Konsumatorët e kanë tepruar me blerjen dhe përdorimin e tyre, duke bërë që të ketë mungesa në treg.

Xhel antibakterial Dior, Guerlain dhe Givenchy? Po, dhe falas

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon