Aurela Gaçe ndan rrallë histori të trishta nga jeta private, edhe për shkak të natyrës pozitive dhe energjike që e karakterizon gjithmonë, por e sotmja, më shumë se një histori e trishtë e saj, është edhe një mesazh i ndjerë të cilin ajo ua nis të gjithë miqve virtualë për të dhënë kurajë se gjithçka po kalojmë në kët moment është e përkohshme. Dhe, ç’është më e rëndësishme, gjithçka bëhet në emër të jetës.

Jo një ditë, jo një javë, as një muaj, por plot gjashtë muaj i është dashur këngëtares që të kalojë në regjim, në karantinë, siç e quan ajo, derisa shtrëngoi në krahët e saj vogëlushen Abigail. Nuk ka qenë e lehtë, pa dyshim, por as e pamundur. Sepse Aurela, ashtu si duhet të bëjmë ne sot, luftoi në emër të jetës.

Sot, Aurela dhe grupi i saj, të cilët kanë qenë në udhëtim, po kalojnë ditët në vetizolim, derisa të dalin dhe të qëndrojnë pranë familjeve të tyre.

Pas kësaj historie, askush nuk ka më fjalë për të thënë:

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Mbasnekohe#Nuk kam publikuar asnjehere foto nga "ditet e karantines time " qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte. Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja....por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane "-i thosha" . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne. Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s'mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera....nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes. Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital. Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete "karantinim" ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s'kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te "JETËS" . E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t'u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim.ð??­ Prandaj, durim o miq, ne emer te "JETËS" !

A post shared by veten dua gjallë (@aurelagaceofficial) on

Mbasnëkohe# Nuk kam publikuar asnjëherë foto nga "ditët e karantinës sime" që zgjati 6 muaj e gjysmë, gjatë kohës që prisja vajzën e dytë.

Fotoja e parë është gjatë kohës kur numëroja javët e fundit, teksa mundoheshim me mjekët që të arrinim të preknim muajin e 9-të. Periudha me vigona nëpër duar ishte 6-javore, e sigurisht as ulur nuk mund të qendroja.... por periudha përpara ishte gjithashtu shumë e vështirë. Mjekët më dhanë urdhër të qëndroja në shtrat në mënyrë absolute qysh kur zbuluam shtatzëninë. Mendojeni pak, jo 1 ditë, jo një javë, jo një muaj. Nuk dihej sa mund të vazhdonte rreziku, kështu që isha e detyruar për shëndetin e jetën e asaj krijese që po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte të flinte me mua, ta merrja në krahë, të luanim siç ishim mësuar të bënim çdo ditë. Unë, sigurisht, nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami të ngre në krahë, ose pa dashje ti mund të godasësh barkun, nëse fle me mamin, atëherë do lëndojmë motrën ose vëllanë”,- i thosha. Ajo mundohej të kuptonte, paçka se ishte vetëm 4 vjeç. Më puthte, mua edhe barkun, aty ku, paçka se nuk e shikonte, e dinte se po vinte një jetë e re. Ishte periudhë shumë e vështirë për të gjithë ne.

Në foton e dytë, ishte momenti që do të shkonte me gjyshen e saj në plazh në javët e verës, e une s'mundesha të isha me të as për ta përcjellë tek dera, e as ta puthja e ta përqafoja për javë të tëra.... ndërkohë që mami im ishte në shërbimin tim gjithë kohës.

Gjatë kohës së rrezikut, arrita vetëm për 2 muaj e pak që të ngrihesha e të kisha aktivitet, pastaj siç e shikoni, në spital.

Në atë kohë, as nuk postoja gjë, as i tregoja këto. A mërzitesha? A qaja? Sigurisht që po, por arsyeja pse po e kaloja këtë "karantinim" ishte vetëm e vetëm për jetën e re që po vinte në familjen tonë. Ju sot, mund të luani brenda shtëpisë, të gatuani, kërceni etj. etj., por ka gra, të cilat s'kanë mundur edhe për 9 muaj të bëjnë asgjëëë nga këto, në emër të "JETËS" .

E ndërkohë që ju vazhdoni t’i përqafoni fëmijët, unë e gjithë grupi im, as nuk mundemi t'u afrohemi fëmijëve tanë, akoma edhe 10 ditë, pasi jemi vetizoluar për shkak se kemi qenë në udhëtim. Prandaj, durim o miq, në emër të "JETËS".