Foto frymëzuese puthjesh, antivirus i konfirmuar

Një art ndryshe

Nga Class• 18 March 2020

Foto frymëzuese puthjesh, antivirus i konfirmuar

Në Lower East Side, të New York-ut ka një sërë posterash, ndryshe nga të tjerët, që tregojnë shkrepje të njerëzve duke u puthur me maska. Art në kohën e COVID-19? Ndoshta. Por gjithashtu një thirrje për bashkim, ndërkohë që bota po jeton nën presionin e një pandemie. Në një kohë të vështirë për New York-un dhe gjithë botën, një fotografe njujorkeze kërkon të ndajë mesazhe dashurie.

'The Act of Love' është një fushatë e artit të rrugës në Manhattan dhe Brooklyn, e krijuar nga Arina Voronova.

“Ndërkohë që shkencëtarët po punojnë për të gjetur një kurë për virusin, ne, njerëzit e thjeshtë, mundemi vetëm të ndajmë dashuri dhe të mbështesim njëri-tjetrin”, -thotë Voronova.

Foto frymëzuese puthjesh, antivirus i konfirmuar

Voronova kërkon gjithashtu të hedhë dritë mbi diskriminimin që po u bëhet aziatiko-amerikanëve këto kohë.

Shumë njerëz as nuk kalojnë më nga Chinatown. Ndërkohë që bizneset dhe restorantet kineze kanë humbur 50% të klientelës që kur shpërtheu COVID-19, aziatiko-amerikanët janë përballur me dhunë dhe urrejtje.

Foto frymëzuese puthjesh, antivirus i konfirmuar

“Virusi nuk ka gjini, racë apo kombësi. Ai është kudo! Duhet të kujtojmë vetëm që jemi të gjithë qenie njerëzore. Projekti është për të na kujtuar si është të jesh një qenie njerëzore  e aftë të përballesh me problemin më të madh në botë për momentin, me dashuri dhe simpati”, -është shprehur artistja.

Pasi me vështirësi arriti të siguronte disa maska, Voronova u afrohej çifteve në rrugë, por edhe njerëzve me fëmijë dhe u kërkonte të merrnin pjesë në projektin e saj. U jepte maskat dhe i fotografonte.

Foto frymëzuese puthjesh, antivirus i konfirmuar

“Doja të fotografoja njerëz të ndryshëm, në mënyrë që ta tregoja New York-un aq të larmishëm sa është... Të gjitha gjinitë, marrëdhëniet, ngjyrat e lëkurës dhe llojet e dashurisë”, -shprehet ajo.

Ka dhjetra foto në rrugët e New York-ut, por Voronova planifikon të shkrepë më shumë. Një foto tregon një çift të veshur me të njëjtën ngjyrë, teksa puthen, një tjetër tregon dy gra që puthen, ndërsa një foto tjetër tregon dadon që puth fëmijën për të cilin kujdeset.

Foto frymëzuese puthjesh, antivirus i konfirmuar

Projekti synon t’i japë një dimension tjetër numrave të COVID-19 që shohim në lajme.

“Qëllimi ishte të tregoja dashurinë dhe pozitivitetin dhe të mbështesja të gjitha vendet, duke përfshirë edhe SHBA-në. Rezultoi që shumë njerëz e pëlqyen idenë dhe shumë miq ishin të lumtur të bëheshin pjesë. Pasi i fotografoja, shumë më thoshin se ishin të lumtur që ishin pjesë e ndryshimit”, -shprehet ajo.

Foto frymëzuese puthjesh, antivirus i konfirmuar

Përshtatur nga The Guardian

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon