5 tipet e xhaketave që duken super nëse kombinohen me xhinse

Tendencë

Nga Class 18 March 2020

Të gjithëve na pëlqen të vishemi shpejt, pa shpenzuar kohë dhe sigurisht pa “shkatërruar” gardërobën çdo moment që na duhet të gjejmë veshjen e duhur. Në këtë rast, një ndër gjërat që na ndihmon në vendosjen e kombinimeve është pikërisht një guidë e gatshme, e cila na tregon alternativat që miksohen më bukur me njëra-tjetrën.

5 tipet e xhaketave që duken super nëse kombinohen me xhinse

Xhaketë e kombinuar me xhinse, një stil chic i përshtatur më së miri me “rehatinë” e propozuar nga xhinset. Në listën e mëposhtme do të gjeni 5 tipet e xhaketave që duken super nëse kombinohen me xhinse…

5 tipet e xhaketave që duken super nëse kombinohen me xhinse
Xhaketa e lëkurës
Veshjet e lëkurës janë rikthyer fuqishëm këtë pranverë, veçanërisht xhaketat në këtë material. Xhaketa e lëkurës kombinohet në mënyrë perfekte me xhinset klasike.
5 tipet e xhaketave që duken super nëse kombinohen me xhinse
Xhaketa e xhinsit
Një ndër kombinimet më praktike: Një look i gjithi në xhins! “Double Denim” është një tendencë e propozuar nga shfaqjet e modës si një ndër kombinimet më me stil të sezonit të ri.
5 tipet e xhaketave që duken super nëse kombinohen me xhinse
Xhaketa me kuadrata
Xhaketat me kuadrata, veçanërisht ato në formën e xhaketave sportive janë aq klasike sa edhe xhinset blu, sigurisht që të dyja bashkë bëjnë çiftin ideal në kombinimet e pranverës.
5 tipet e xhaketave që duken super nëse kombinohen me xhinse
Xhaketa në stilin “aviator”
Ndërkohë që temperaturat kanë filluar të ngrihen, xhaketat e këtij stili mund t’i zëvendësojnë xhupat dhe palltot në mënyrën më interesante, për më tepër kur vijnë të kombinuara me xhinse deri tek kyçet!
5 tipet e xhaketave që duken super nëse kombinohen me xhinse
Xhaketa serioze “tweed”
Me dëshirën për t’u dukur gjithmonë chic dhe në formë, një xhaketë serioze mbetet e tillë edhe nëse kombinohet me xhinse për të sjellë një look më të moderuar.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon