Kate dhe William po blejnë ndjekës në Instagram?

Rivalë me Harry-n dhe Meghan-in

Nga Class 19 March 2020

Kate dhe William po blejnë ndjekës në Instagram?

Teori konspirative thonë se Princi William dhe Kate Middleton po blejnë ndjekës në Instagram. Në fakt, diçka e çuditshme ka ndodhur këto ditë me llogarinë e tyre që ka të numër ndjekësish me atë të Princit Harry dhe Meghan-it (11.3 milionë). Pasi New York Times vuri në dukje se ka një mister në gjithë këtë, ka shumë teori konspirative që qarkullojnë online.

Në muajin prill të vitit të kaluar, kur Meghan dhe Harry krijuan një llogari të pavarur në Instagram, u vu re një rritje e shpejtë në numrin e ndjekësve. Askohe ata arritën 1 milionë ndjekës në kohë rekord. Me këtë valë njerëzit parashikuan që shumë shpejt do ta kalonin numrin e ndjekësve të Kate dhe William, mirëpo nuk ndodhi kështu.

Kate dhe William po blejnë ndjekës në Instagram?

Prej asaj kohe ka ndodhur që llogaria e Harry-t dhe Meghan-it, Sussex Royal, qëndron gjithmonë e dyta dhe as në momentin që po vihej re rritje e madhe, nuk mundën ta kalonin. Ndërsa tani të dyja llogaritë janë me një numër të barabartë ndjekësish.

Në fakt, llogaria Sussex ka numrin më të madh të engagements (like dhe komente) nëpër postime, madje në llogarinë Kensington fotot që kanë më shumë pëlqime janë ato ku shfaqen Meghan dhe Harry. Të gjitha këto bëjnë që njerëzit të dyshojnë se teoritë që qarkullojnë për blerje ndjekësish, nga ana e William dhe Kate, mund të jenë të vërteta.

Kate dhe William po blejnë ndjekës në Instagram?

Me sa duket, tensioni mes çifteve mbretërore qenka shfaqur edhe në Instagram.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon