
Një tërmet i fuqishëm është shënuar në Greqi para pak minutave. Tërmeti ishte me magnitudë 5.7 të shkallës rihter dhe epiqendra ishte 10 km në veri të Kanallákion, zonë shumë afër Janinës.
Tërmeti me thellësi 10 km u ndie në disa qytete në jug të Shqipërisë, madje edhe në Tiranë. Mësohet se ka disa dëme të vogla në disa fshatra afër epiqendrës. Në fshatin Kanalaki regjistrohen dëme me shtëpi të rrëzuara, por raportohen edhe rrëshqitje shkëmbinjsh në rrugën kombëtare. Në disa fshatra të zonës është ndërprerë energjia elektrike.

Sizmologët vijojnë të ndjekin nga afër situatën. Disa orë më parë kishte paraprirë një tërmet prej 5.3 të shkallës rihter. Epiqendra e tërmetit kryesor kishte thellësi vetëm 8.3 km. Tërmeti goditi Greqinë në një kohë kur shteti fqinj ka ashpërsuar masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 duke urdhëruar qytetarët të qëndrojnë në shtëpi.
