Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund ta bëni falas me këtë metodë

Zbulojeni tani!

Nga Class 22 March 2020

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

T'i mbash fëmijët të zënë gjatë izolimit ose gjatë të punuarit nga shtëpia, mund të jetë e vështirë. Fatmirësisht, vendet turistike nga e gjithë bota ofrojnë transmetim të drejtpërdrejtë në faqet e tyre të internetit, që do të thotë se të vegjlit mund të shohin kopshte zoologjike dhe krijesa të ndryshme nga divani.

Kopshtet zoologjike dhe akuariumet në të gjithë botën kanë nisur pamjet virtuale të kafshëve.

Për shembull, kopshti zoologjik “Cincinnati” ka një shfaqje live të quajtur “Home Safari”,  në Facebook në orën 3 pasdite, e cila tregon nga një kafshë çdo ditë, së bashku me një aktivitet që mund të bëjnë fëmijët.

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Kopshti zoologjik “San Diego” gjithashtu transmeton drejtpërdrejtë pamje gjatë gjithë ditës, përfshirë elefantë, koala apo panda, të cilat mund t’i ndiqni në një moment kur keni nevojë të shpërqendroheni.

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

“Atlanta” ju ofron mundësinë për të ndjekur pandat, ndërsa “Melbourne” ju lejon të shihni secilën kafshë që ka, duke filluar që nga leopardi e deri tek gjirafat.

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Ju pëlqejnë peshqit më shumë se gjitarët? Akuariumi “Shedd” dhe akuariumi “Georgia” ju japin mundësinë të shihni atë që ndodh pas skenave, qoftë me pamjet live apo me video që tregojnë kafshët, përfshirë pinguinët.

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Muzeu Metropolitik i Artit ka një gamë të videove që tregojnë pamje në 360 ​​gradë të ndërtesave, të cilat në sfond kanë muzikë relaksuese.

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Muzeu “Picasso” në Barcelonë dhe Muzeu “Dali” në Florida, ofrojnë pamje të ndryshme virtuale, nga dyqani i dhuratave deri tek pikat më tërheqëse brenda vendit.

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Ju gjithashtu mund të përdorni Google Street View për të parë brenda shumë muzeve të famshëm, të tilla si “Guggenheim”.

Disneyland dhe Disney World janë të hapura në internet dhe ju mund të ecni nëpër rrugë përmes kompjuterit tuaj.

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Ju mund të shihni në 360 gradë Murin e Madh të Kinës, ndërsa Google Arts dhe Culture ofrojnë pamje nga maja e kullës “Eiffel” dhe “Taj Mahal” në Indi.

Nuk mund t’i vizitoni këto pika turistike nga koronavirusi? Tani mund

Opera “Metropolitane” po ofron transmetime live në 7:30 çdo mbrëmje, të cilat mund t’i ndiqni në internet.

Shpresojmë që Kultura në Karantinë e BBC-së të nisë sa më shpejt, pasi do të përfshijë shfaqje live të krijuara vetëm për këtë rubrikë.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon