‘Dua më shumë Shqipërinë’, artistët e TOB këndojnë në emër të jetës
Video që s'duhet humbur

Të shumta kanë qenë iniciativat që njerëz të thjeshtë dhe personazhe të njohur kanë marrë këto ditë për të argëtuar njerëzit që janë izoluar në shtëpi. Të fundit kanë qenë artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, të cilët i janë bashkuar nismës për të dhuruar art nga shtëpia.
Ata shfaqen në një video duke kënduar nga shtëpitë e tyre "Dua më shumë Shqipërinë", si një mesazh në emër të jetës dhe vijimësisë së saj.
“Të luftojmë së bashku me zemrën plot dhe durimin e hekurt, në emër të jetës. Për familjen tonë të madhe, në emër të jetës dhe vijimësisë së saj, në rrugën tonë të përbashkët për një diell të ri”, -shkruhet në fillim të videos.



