Louis Vuitton frymëzohet nga jeta në karantinë për këtë pallto që u shit në kohë rekord

Nga Class 24 March 2020

Louis Vuitton frymëzohet nga jeta në karantinë për

Palltoja dhe pjesë të tjera të koleksionit të ri të Louis Vuitton janë frymëzuar nga jeta në karantinë. Palltoja, e cila duket si robdishan kushton plot 36,500 paund dhe na duhet t’ju themi që është shitur në kohë rekord. Po, të gjitha masat!

Duket se pavarësisht pandemisë së koronavirusit, oreksi i njerëzve për veshje luksi nuk qenka ndikuar aspak. Edhe pse askush nuk do t’ua shohë këto rroba, ata nuk heqin dorë nga fiksimi për t'u veshur bukur.

Duhen jo pak, por 200 orë punë për të realizuar pallton me printe flamujsh, të dizenjuar nga stilisti i LV, Virgil Abloh. Nëse po pyesni veten pse ky dizajn, shtëpia e modës ka sqaruar se flamujt përfaqësojnë kombësitë e punonjësve në studion e Abloh.

Louis Vuitton frymëzohet nga jeta në karantinë për

Po ashtu, pjesë e koleksionit është edhe një shall me të njëjtin print si palltoja, që kushton 23,900 paund.

Louis Vuitton frymëzohet nga jeta në karantinë për

Gjithashtu, edhe këto çizme ‘kopshtarësh’ që kushtojnë 1,240 paund, rezultuan shumë të pëlqyera, pasi janë shitur të gjithë numrat.

Louis Vuitton frymëzohet nga jeta në karantinë për

Nuk ka mbetur më asgjë për ju!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon