Katrore apo rrumbullake, kjo është çështja

Tendencë

Nga Class 25 March 2020

Katrore apo rrumbullake, kjo është çështja

Le të kthehemi pas në kohë kur ishim të lirë të ëndërronim për modën, tendencat e reja dhe atw që do tw mbizotwronte sezonet e ardhshme… Nga sfilatat e fundit kemi krijuar tashmë një ide se cilat janë trendet dhe cilat janë markat që i kanë vendosur ato e një prej tyre është domosdoshmërisht Bottega Veneta!

Katrore apo rrumbullake, kjo është çështja

Cili është trendi që ka bërë namin nëpër sfilata, “street style” dhe editoriale mode? Absolutisht maja katrore e sugjeruar nga Daniel Lee, drejtori kreativ i Bottega Veneta. Veçanërisht ky tip këpuce është një ndër trendet që i ka bërë të gjithë të fiksuarit pas modës të dashurohen me të, një rikthim në vitet ’80!

Katrore apo rrumbullake, kjo është çështja

E ndejkur më pas edhe nga markat e tjera si Balenciaga, Jil Sander dhe Dior, Bottega Veneta ja doli të sillte sillte një trend që do të vendoste standard në fushën e modës. Maja katrore është patjetër zgjedhja e të gjithëve kur vjen çështja tek çizmet, këpucët ballerina apo edhe takat. Mos ndoshta ka ardhur koha të harrojmë takën klasike dhe dekoltenë Louboutin?

Katrore apo rrumbullake, kjo është çështja

Maja katrore ëshë gjithashtu një trend edhe në përditshmëri duke u përshtatur kështu në mënyrë perfekte me të gjitha stilet e të veshurit. Si mendoni, a është maja katrore alternativa më e mirë këtë sezon?

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon