4 aplikacionet që zgjidhin problemet me gjumin

Teknologji

Nga Class 26 March 2020

4 aplikacionet që zgjidhin problemet me gjumin

Ju ka ndodhur gjatë periudhës së karantinës që t’ju mungojë gjumi? Të ndenjurit brenda, puna nga shtëpia, gjimnastika apo gatimi, të kombinuara me situatën në të cilën po jetojmë, sjellin jo rrallë stres dhe ankth dhe si rrjedhim edhe një gjumë problematik… Nëse edhe ju kohët e fundit keni përjetuar një gjumë jo të shëndetshëm, kemi renditur më poshtë disa aplikacione që mund t’ju ndihmojnë të rregulloni problemin tuaj, siç dihet, teknologjia gjithmonë ëshë një zgjidhje!
Mes guidave të meditimit, algoritmeve që llogarisin në mënyrë perfekte rutinën e gjumit dhe llogaritësve të orëve të gjumit, duket se kemi një shpëtim të vërtetë! Lexoni me vëmendje listën e mëposhtme…

4 aplikacionet që zgjidhin problemet me gjumin
Headspace
Ky është aplikacioni më popullor i momentit, me ndihmën e këtij aplikacioni jo vetëm do ta keni më të lehtë menaxhimin e stresit, por gjithashtu do të dëgjoni guidat e medituesve, do të lexoni historitë interesante që janë tipike për përpara gjumit si dhe muzikë qetësuese për t’i ofruar mirëseardhjen gjumit. Zakonisht, ky është një aplikacion që operon me pagesë, por me situatën e krijuar nga COVID-19, mund ta shkarkoni falas.
4 aplikacionet që zgjidhin problemet me gjumin
Calm
Calm është aplikacioni që do t’ju ndihmojë gjithashtu të “pajtoheni” me gjumin. Është quajtur ndryshe si “gjimnastika e mendjes” dhe shërben për të trajnuar mendjen me meditim dhe muzikë relaksuese. Rasti juaj do të ndiqet personalisht nga LeBron James, motivues dhe interpretues i historive të natës. Është për t’u provuar!
4 aplikacionet që zgjidhin problemet me gjumin
White Noise
Jeni duke kërkuar për melodi tipike që ju sjellin dëshirën për gjumë? White Noise është një librari muzikore, e cila përmban sugjerime nga zëra të ndryshëm. Duke dëgjuar këtë lloj muzike do të mund të qetësoheni dhe të keni një gjumë të paqtë.
4 aplikacionet që zgjidhin problemet me gjumin
Sleep Cycle
Ky është aplikacioni që monitoron dhe analizon sasinë e gjumit. Sleep Cycle do t’u njoftojë kur është koha për të fjetur dhe kur është koha për t’u zgjuar, duke monitoruar kështu sasinë e gjumit që ju bëni.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon