Britani: Vaksina e koronavirusit do të jetë e disponueshme vetëm në 6 muaj?

Nga Class 26 March 2020

Britani: Vaksina e koronavirusit do të jetë e disponueshme vetëm

“Vaksina të ndryshme po zhvillohen dhe mund të jenë gati për 6 muaj.”- kjo është ajo që deputetët dëgjuan dje.

Profesor Andrew Pollard, nga Universiteti i Oksfordit, i tha Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë se kjo varej nga suksesi i provave dhe zgjerimi i prodhimit. Sidoqoftë, ai pranoi se në një periudhë prej 12-18 muajsh, diçka e tillë kishte një propabilitet më të madh që të ndodhte.

Vaksina do të mbrojë grupet më të rrezikuara nga infektimi me koronavirus, siç janë të moshuarit, të cilët aktualisht po mbrohen duke qëndruar në shtëpi.

Britani: Vaksina e koronavirusit do të jetë e disponueshme vetëm

Profesori tha: “Vlerësimet në një vit apo edhe në 18 muaj, do të bënin të mundur që në procesin e testimit të kalonin një sërë kandidatësh të kategorive të ndryshme. Unë mendoj se ka shumë mundësi që me disa kandidatë, shumë shpejt, mbase edhe këtë vit, të kemi shumë të dhëna të dobishme për popullsinë.”

Britani: Vaksina e koronavirusit do të jetë e disponueshme vetëm

Me këtë lajm, Pollard duket se ka dhënë shpresë për britanikët. I pyetur nëse periudha prej 12 muajsh do të ishte e mjaftueshme për të pasur vaksinën, ai tha: “ Unë besoj se në 6 muaj kjo është e mundur, por që kjo të ndodhë, duhet që shumë gjëra të vihen në vendin e duhur, përfshirë edhe që përshkallëzimi të shkojë mirë, që gjykimet të bëhen në një mënyrë që na lejon të demonstrojmë se ka efikasitet.”

Britani: Vaksina e koronavirusit do të jetë e disponueshme vetëm

Një tjetër profesor, Neil Ferguson, tha se është e qartë që vendi nuk mund të qëndrojë në izolim për një vit dhe për këtë do na duhet një vaksinë.

“Sfida, me të cilën po përballen shumë vende në botë, është se si të dalim nga një bllokim intensiv… në diçka që do të ketë efekte sociale, por që do të lejojë ekonominë të rifillojë.”- shtoi ai.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon