Si të heqësh xhelin e thonjve në kushtet e shtëpisë, thjesht dhe shpejt

Nga Class• 31 March 2020

Si të heqësh xhelin e thonjve në kushtet e shtëpisë,

Kemi folur edhe më parë për heqjen e xhelit të thonjve në kushtet e shtëpisë, por ndjemë detyrimin moral t’jua rikujtonim në këtë kohë kur na duhet ta dimë më shumë se kurrë. Duke qenë se asnjë parukeri apo nail bar nuk është hapur, nuk kemi zgjidhje tjetër, veçse ta heqim xhelin e thonjve në kushte shtëpie karantinimi.

Gjithçka që duhet të bëni janë 4 hapa të thjeshtë.

Hapi 1: Limojini

Duke qenë se shtresa e xhelit është e trashë, fillimisht limojeni sipër. Kjo gjë nuk do të dëmtojë aspak thonjtë tuaj.

Hapi 2: Njomini me aceton

Merrni acetonin që përdorni zakonisht dhe njomni pak pambuk. Vendoseni pambukun mbi thonjtë tuaj dhe mbështillini ata me letër alumini.

Si të heqësh xhelin e thonjve në kushtet e shtëpisë,

Hapi 3: Prisni

Prisni 10-15 minuta derisa xheli të largohet vetë. E rëndësishme është të keni durim dhe të mos e hiqni pambukun me aceton derisa xheli të largohet vetë. Mos përdorni forcë apo mjete të ashpra për të larguar xhelin.

Si të heqësh xhelin e thonjve në kushtet e shtëpisë,

Hapi 4: Përfundoni

Teksa jeni duke pritur, xheli largohet vetë, por mund të ndodh që të ketë pjesë të vogla që ngelen. Për t`i hequr edhe ato mund të përdorni një pastruese kutikulash.

Si të heqësh xhelin e thonjve në kushtet e shtëpisë,

Kini parasysh që heqja e xhelit nuk i dëmton thonjtë tuaj nëse bëhet siç duhet.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon