Doughnut janë petullat e famshme të Instagramit që të gjithëve na shkon goja lëng kur i shohim. Përveçse shumë të shijshme, janë edhe shumë të bukura për t’u parë. Prandaj pse të mos e provoni t’i bëni vetë në këto ditë karantine? Mos harroni, para se t’i shijoni, shkrepni një foto për Instagram! Mirela Andoni e ka ndarë recetën edhe me ndjekësit e revistës Class. 

ð?©Përbërësit që ju duhen:

• 500 gr miell

• 2 vezë

• 50 gr gjalpë

• 200 ml qumësht

• 50 gr sheqer

• 1 pako maja 7 gr

• 1 vanilje

• pak kripë

ð?©Mënyra e përgatitjes:

Tretim gjalpin, shtojmë qumështin dhe majanë. E lëmë 10 min sa të aktivizohet majaja, shtojmë sheqerin, vezët dhe vaniljen. Formojmë brumin duke e shtuar masën e lëngshme te mielli, e mbështjellim me qese kuzhine, e vendosim në frigorifer gjithë natën ose në kuzhinë derisa të dyfishojë masën. E punojmë dhe e hapim me pak miell në trashësi 2 cm, e presim me forma dhe i vendosim në letër kuzhine, të cilën e kemi prerë në forma katrore sa masa e petullës. I lëmë të mbuluara edhe 1 orë pastaj i skuqim me vaj të nxehtë. I kalojmë në sheqer ose i lyejmë me çokollatë të zezë ose të bardhë, sipas dëshirës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Papare � Mirela Andoni (@papare_thebeautyofsmallthings) on