Shuhet Gëzim Kruja, aktori i madh i humorit shqiptar

E trishtë!

Nga Class• 5 April 2020

Shuhet Gëzim Kruja, aktori i madh i humorit shqiptar

Ai që për vite me radhë i ka bërë të gjithë të qeshin me skeçet e humorit dhe batutat e tij, sot ka ndërruar jetë në banesën e tij. Artisti i madh shkodran, mjeshtri i humorit Gëzim Kruja ka ndërruar jetë sot në banesën e tij, në moshën 80 vjeçare.

Kush nuk e njohu dhe kush nuk qeshi me humorin e tij?! Mësohet se ai prej muajsh ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.

Shuhet Gëzim Kruja, aktori i madh i humorit shqiptar

Gëzim Kruja, humoristi shkodran ka lindur në 4 dhjetor 1939. Një jetë në skenën shkodrane të humorit, ka spikatur me rolet e tij. Ka shkruar 15 komedi, 10 recitate, 2 libra me monologë gazmor.

Ka interpretuar mbi një mijë role në skeçe të ndryshme dhe ka 52 vite që ushtron profesionin e humoristit. Në vitin 2004 ka marrë titullin “Krenaria e Qytetit”.

Shuhet Gëzim Kruja, aktori i madh i humorit shqiptar

Në vitin 2005 merr titullin “Naim Frashëri i Artë” dhe në vitin 2010 titullin “Mjeshtër i Madh”.

Me ikjen e tij, Estrada e Shkodrës humbi kolosin e skenës, Shkodra qytetarin e respektuar, familja dhe miqtë, njeriun më të dashur.

Shuhet Gëzim Kruja, aktori i madh i humorit shqiptar

Ne i shprehim ngushëllimet tona familjes së artistit!

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon