Kryeministri britanik, Boris Johnson, në terapi intensive pas infektimit me koronavirus

Përkeqësohet gjendja

Nga Class• 6 April 2020

Kryeministri britanik, Boris Johnson, në terapi intensive pas infektimit me

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është dërguar në terapi intensive, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus.

Johnson u shtrua dje në spital, 10 ditë pasi rezultoi pozitiv me koronavirus.

Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, pas përkeqësimit të gjendjes dhe shtrimit në terapi intensive, Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, i ka kërkuar Sekretarit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë atë në drejtimin e qeverisë, ka njoftuar një zëdhënës i qeverisë britanike.

Raab është testuar negativ për koronavirusin, pasi disa ditë më parë kishte shqetësime dhe kollë të vazhdueshme.

Po ashtu, raportohet se nëse ndihmësit kryesorë të Johnson, Dominic Cummings dhe Lee Kain, do të shfaqnin probleme me shëndetin, do të zëvendësohen nga drejtori i fushatës konservatore Isaac Levido.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon