Reflektim\Çaste që ndërpriten nga akrepa nga Blerina Ruka

"Nata e Ustikës" sipas meje

Nga Class 7 April 2020

ReflektimÇaste që ndërpriten nga akrepa nga Blerina Ruka

Dritë… përsëri kjo dritë që vinte fluturimthi si shkumë bardhoshe, tutje horizontit, në mes blusë së thellë të detit dhe asaj më të çelët të qiellit; vinte fluturimthi pa frymë edhe njëkohësisht e përshkuar e tëra me frymë, ndriçim e reflex njëherësh….

Ç’lumturi e stërlashtë kjo lumturia e dritës. Të jesh kaq i çiltër, kaq vezullues, të endesh nëpër hapësirë kështu pa kurrfarë substance.

Por nata do ta hedhë sërish perden e saj të zezë të qëndisur me yje vezulluese. Trokitja e ngadaltë e akrepave të orës depërtonte nga jashtë në heshtjen e dhomës, dukej sikur kërkontë të hynte diçka brenda, diçka e murrme, e brengosur, e paformë, diçka më e trishtuar se vetë trishtimi… një kujtim i largët, anonim, një valë e pafund që avitej dhe që donte ta merrte sërish me vete, ta varroste në gjirin e saj atë që e kish pas sjellë dikur dhe e pat’ harruar në një ishull. Një grimëz njeri, një grimëz mendim, një grimëz dritë…

E ndjeva sesi Toka po fluturonte pa zhurmë në hapësirën e pamatë. E ndjeva aq fort, saqë më erdhi të mbahesha për t’u mos u gremisur tatëpjetë. Ndoshta kjo më ndodhi meqë u zgjova nga gjumi i thellë dhe duke qenë i brakstisur për një çast nga kujtesa e zakoni, vështrova drejt në qiellin e largët e të pakufijshëm që kish shkarë kështu papritur e pakujtuar.

ReflektimÇaste që ndërpriten nga akrepa nga Blerina Ruka

Toka për mua, s’ishte më e qëndrueshme, e qysh atëherë ska qenë më e tillë. Ngadalë e gjithë bota po më dukej e paqenë. Sikur isha humbur e bridhja në një qytet të huaj të cilin e kish mbuluar uji…

Akrepat e orës lëviznin qetësisht dhe po qëtësisht ecnin nën hapat e tyre. E ndjeva vetminë, të qënit indiferent. Më duhej një fytyrë e re, një fytyrë të cilën mund ta ndryshonte edhe më i lehti fllad i shprehjes. Në atë fytyrë ku mund të kridhesha me të gjitha ëndrrat e tua. Jetoja në një dhomë të mbushur plot heshtje… si një grimëz e cila ngrihej përpjetë një avulli të kuq e marramendës. Nata po afrohej. Është natë e rrezikshme. Magjia e së panjohurës ka kaluar tashmë, kurse magjia e besimit s’ka mbërritur ende. Ora ështe jetë dhe akrepat ndryshojnë si për t’i dhënë një tjetër kuptim jetës por… por ajo mbetet po e njëjtë.

Burimi:

Në romanin “Nata e Ustikës” Petro Marko rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Evropë giatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX – pra para dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1940, Petro Marko u kthye nga Lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë dhe u internua së bashku me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë). Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos, në mesin e mijëra të burgosurve, edhe grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani “Nata e Ustikës”.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon